Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Meta kërcënimi real i Reformës në Drejtësi, u ndamë në fushatën e 2017


Kryeministri Edi Rama ka komentuar në emisionin “Open” përplasjet e ashpra me Metën duke thënë se janë ndarë që në fushatën e vitit 2017.

Sipas Ramës, Meta ishte rrezik për reformën në drejtësi si dhe theksoi se në 2017 e konsideroi si presidentin që do të përfaqësonte opozitën, e cila ishte në çadër duke kërkuar largimin e Ramës.

Katër vjet bashkëjetesë në kushtet kur paralelisht hyri në mes reforma në drejtësi nuk janë pak. Me Ilir Metën nuk më ka ndarë kjo fushatë, duhet ta kujtoni pak, më ka ndarë fushata e 2017. Atje për Ilir Metën kam bërë krahasimin me vulën eksportin e Qamilit dhe kam pasur arsye për ta bërë sepse ishte kërcënimi real i reformës në drejtësi”-deklaroi Rama.

Më tej Rama tha se nuk e ka bërë ai Metën President por votat e LSI-së. Rama argumentoi më tej se me votat e PS-së nuk kishte mundësi të zgjidhte një President tjetër.

Metën nuk e kam bërë unë President. E kanë bërë votat e tij. Unë nuk kam pasur votat që të bëj dikë tjetër. E vetmja mundësi në atë kohë për të bërë zgjedhje se e kam parë si zgjedhjen më të mirë për opozitën, se kam menduar kurrë që do lajthisë deri në këtë pikë dhe e dija që pa votat e Ilir Metës nuk bëhej presidenti.

Nuk është thjesht kaq historia. Kujtohu dhe njëherë dhe po të them që nuk është çështja që ne kishim një zgjedhje tjetër”-tha Rama.