Vendosni fjalën kyçe....

Listat e deputetëve, Ahmetaj: Jam gomari që s’duhet parë nga veshët


Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj komentoi në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për listën e PS-së në Tiranë, deklaroi se Partia Socialiste ka ministre, që janë me rekorde suksesi.

Ahmetaj deklaroi se është “gomari tjetër që nuk duhet parë nga veshët”, duke shtuar se ai dhe miqtë e tij në PS luftojnë që kjo forcë politike të fitojë një mandat të tretë.

Zgjedhjet janë pëlqyeshmëria ose jo me vullnetin e qytetarëve. Tirana është një sfidë. Erjoni po bën punë të shkëlqyer si drejtues politik dhe motivuese. Lista e PS në Tiranë është dinjitoze. Kemi ministre me rekorde suksesi të prekshme dhe qytetarët do vlerësojnë punën. Kemi Belinda Ballukun, Ogerta Manastirliun dhe zonja e zotërinj dinjitoz.

Qytetarët shohin punën. Ne të gjithë luftojmë për PS-në. E meritojmë mandatin e tretë. Jam gomari tjetër që s’duhet parë nga veshët.  PS duhet që të votohet për reformën në drejtësi, rindërtimin, infrastrukturën, pandeminë, punën e pakursyer. Ne bëjmë edhe gabime, por kush punon, edhe gabon. Por ne punojmë për qytetarët dhe do vazhdojmë ta bëjmë”-u shpreh Ahmetaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *