Vendosni fjalën kyçe....

Në gjyq kundër njëri-tjetrit, babai i Britney Spears kërkon që ajo të paguajë dhe shpenzimet e tij për avokatët


Beteja në gjykatë mes Britney Spears me babanë e saj po bëhet shumë e shtrenjtë – dhe ai dëshiron që ajo të paguajë dhe faturën për të.

Page Six raporton se Jamie Spears ka depozituar disa dokumente ligjore që kërkojnë që këngëtarja të paguajë më shumë se 3 milion dollarë tarifa ligjore – duke përfshirë gati 2 milion dollarë për avokatët e tij, të cilët po punojnë për të mbajtur në vend kujdestarinë e tij ndaj 39-vjeçares.

“Nëse miratohet nga gjykatësi, këto para do të vijnë nga pasuria e Britney, që do të thotë se ajo në thelb do të paguante avokatët e babait të saj për ta luftuar atë në gjykatë.”– i thotë një burim pranë Spears gazetës.

3 milion dollarët që kërkohen nga Jamie janë për shërbimet e kryera nga avokatët midis nëntorit 2019 dhe shkurt 2021.

“Rrethi i ngushtë i Britney-t mendon se kjo është një shumë e tepruar parash, veçanërisht kur i kërkohet dikujt që nuk po punon për momentin dhe ka deklaruar se ajo nuk ka në plan të rifillojë karrierën e saj nën kontrollin e babait.”– shton burimi.

68-vjeçari kërkon që të vazhdojë të marrë 16 mijë dollarë në muaj për rolin e tij si bashkë-konservator i pasurisë, si dhe 2 mijë dollar të tjera në muaj për një hapësirë zyre.

Ai gjithashtu kërkoi që avokatët e tij të marrin nga 574,625 dollarë dhe 893,751 dollarë.

Nëse kjo kërkesë miratohet, paratë do të vijnë nga pasuria e këngëtares, që do të thotë se në thelb ajo do të paguante avokatët e babait të saj për ta luftuar atë në gjykatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *