Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se përdhunoi një të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë


Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.

Shtetasi A.T banues në Tiranë është arrestuar në flagrancë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.