Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden pengohet përsëri ndërsa ngjit shkallët e avionit, këtë radhë nuk rrëzohet (VIDEO)


Presidenti i SHBA-ve Joe Biden u pengua përsëri ndërsa ngjiste shkallët e avionit, megjithatë këtë radhë e ka ruajtur ekuilibrin dhe ia ka dalë të mos rrëzohet.

Incidenti ndodhi të mërkurën, ku Biden u nis për një udhëtim në Pensilvani për të promovuar planin e tij të infrastrukturës prej 2 miliardë dollarësh.

Ai mbante një çadër pasi po binte shi si dhe një çantë, ndërsa ngjiste shkallët e Air Force One. Videoja që ka qarkulluar në rrjet, tregon se Bidenin që pengohet dhe kërcen një shkallë me vështirësi, por ia del që të mos rrëzohet.

Kujtojmë se më 19 Mars, Bideni u rrëzua ndërsa u përpoq të ngjiste shkallët e avionit.

Drejtoresha e komunikimeve e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield tha më vonë për gazetarët se Bideni nuk ishte lënduar nga ky incident ndërsa ua vuri fajin shkallëve të avionit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *