Vendosni fjalën kyçe....

Sugjerimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Ministria e Arsimit rikthen që nesër maturantët në banka


Komiteti Teknik i Ekspertëve sugjeroi gjatë daljes së sotme publike që maturantët mund të rikthehen në bankat e shkollës.

Menjëherë pas këtij sugjerimi Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka marrë vendimin që mësimi për maturantët në banka të fillojë që ditën e nesërme.

Pas sugjerimit të sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) informon se mësimi në banka për maturantët e shkollave të mesme në 10 bashkitë (ku deri tani mësimi është zhvilluar “online”), fillon që ditën e nesërme, e enjte, datë 1 Prill, 2021.

Nga ana e shkollave dhe strukturave tona janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-COVID”-thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *