Vendosni fjalën kyçe....

U kapën me 1 milionë franga drogë, kapen 14 shqiptarë në Zvicër


Sipas policisë, droga ka një vlerë prej rreth një milion franga. Siç raportoi sot policia kantonale e Freiburgut, droga u importua nga jashtë në Zvicër, ku edhe është përpunuar dhe paketuar.

Policia e Freiburgut kapi rreth 8.5 kilogramë heroinë dhe rreth 10.5 kilogramë pluhur për “prerjen” e drogës dhe rreth 50.000 franga. Shitësit e drogës jetonin në rrethet e Sense dhe Gruyere, ku shpërndahen më pas heroina në kantonet e tjera. Zakonisht, lënda narkotike fshihej në pyll.

12 nga 14 trafikantët jetonin në Zvicër, ndërsa dy të tjerë jashtë këtij shteti. Ata janë arrestuar dhe transferuar pranë autoriteteve të drejtësisë në Freiburg.

Disa nga autorët e dyshuar janë në qelitë e paraburgimit, ndërsa të tjerët janë në burg për akuza të tjera, shkruan gazeta zvicerane “Blic”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *