Vendosni fjalën kyçe....

Basha-qytetarëve në Korçë: Ju s’po e prisni por po i prini ndryshimit, lëmë pas 8 vite vuajtjeje


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Korçë, ku me qindar mbështetës dhe simpatizantë kishin dalë ta prisnin me brohorima e flamuj.

Basha mbajti vetëm një fjalim të shkurtër ndërsa vijoi takimet me qytetarët. Ai u dha një mesazh, duke u thënë se ata nuk po e presin por po e prijnë ndryshimin.

 “Zonja dhe zotërinj korçarë edhe korçare, vëllezër dhe motra, ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve.

Në hyrje të Pogradecit, tek fytyrat e rinisë që kishte dalë të më presë në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin nëpër rrugë, tek qytetarët në autobusë, anëembanë e shoh në sytë tuaj ndryshimin që po vjen.

E di që e keni ndrydhur brenda zemrës dëshirën për ditën që po afron, edhe njësoj si dielli që nuk mund të përmbahet, edhe ju nuk i përmbaheni dot më dëshirës për ndryshim. Për një ndryshim rrënjësor që Korça dhe korçarët e presin prej kohësh, një ndryshim që do ju rikthejë dinjitetin, ju simbole të qytetarisë tonë kombëtare. Ju falenderoj nga zemra. Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit. Faleminderit!”– deklaroi kryedemokrati, i cili vijoi të ecte nëpër qytet duke u takuar me qytetarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *