Vendosni fjalën kyçe....

Çështja Beleri/ Zyrtari i lartë i KE debat me eurodeputeten greke: Mbështesim punën e SPAK-ut në Shqipëri


Rasti i kryetarit të zgjedhur të Heimarrës, Fredi Beleri, është cilësuar si rast europian nga eurodeputetja dhe zëdhënësja e Eurogrupit të Demokracisë së Re, Anna Michele Asimakopoulou, gjatë debatit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian për çështjet politike.

Deputetja greke Asimakopoulou përmendi se Beleri ndodhet në paraburgim prej 8 muajsh me akuzën e blerjes së votave me shumën prej 340 euro.

Ai kujtoi, në fakt, se shtyrja ka të bëjë me kërkesën e tij për të marrë një leje për betimin, siç kërkohet nga respektimi i prezumimit të pafajësisë, por edhe e drejta e tij për një gjykim të drejtë që buron nga e drejta evropiane.

Në përgjigje, zyrtari i Lartë i Komisionit Europian, Thomas Hagleitner u shpreh se kjo nuk është çështje “europiane”.

“Rastin Beleri, ju e dini që e kemi ndjekur me shumë vëmendje. E kemi vënë edhe në Raportin vjetor të Zgjerimit, pasi ka të bëjë me marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë. Ne kemi thënë se kjo është një çështje shqetësuese. Ne nuk mund të komentojmë për hetimet në vazhdim,  por kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë që të ndiqet një proces i rregullt. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që të vazhdojë të mbështesë strukturën e SPAK-ut për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha ai.