Vendosni fjalën kyçe....

Darka Mitsotakis-Rama, zyra e kryeministrit grek zbardh takimin


Mbrëmjen e kaluar, kryeministri Kyriakos Mitsotakis organizoi një darkë për nder të homologut të tij shqiptar Edi Ramën, gjatë mbërritjes së tij në Athinë për të marrë pjesë në konferencën e The Economist.

Kështu ka njoftuar zyra e kryeministrit të Greqisë në një deklaratë zyrtare, ku zbardhen dhe detaje nga takimi mes dy liderëve.

Në këtë njoftim, thuhet se dy homologët diskutuan mbi marrëdhëniet dy palëshe, perspektivën evropiane të Shqipërisë, “të cilën Greqia e ka mbështetur me kalimin e kohës, gjithmonë duke respektuar kushtëzimin relativ të vendosur nga Këshilli Evropian.”

Ata shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e tyre brenda NATO-s.

“Diskutim i veçantë u bë për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Rama e Mitsotakis shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.”– bën të ditur zyra e kryeministrit Mitsotakis.

Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në një kontekst dypalësh dhe të lëshojnë potencialin e madh që mund të krijojë marrëdhënia strategjike midis dy vendeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *