Vendosni fjalën kyçe....

Rama sulmon Bashën pas takimit në Fier: Dy botë, njëra lufton për të shpëtuar jetë, tjetra bën përsheshe me virus


Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në “Facebook”, pas takimit të rivalit të tij politik, kryedemokratit Lulzim Basha në Fier.

Rama publikon një foto nga takimi i Bashës në Fier dhe një nga procesi i vaksinimit kundër Covid-19 që po zhvillohet në Sheshin Skënderbej në kryeqytet.

Ai shkruan se njëra palë lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, e tjetra bën përsheshe me virus për politikë.

“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…
*Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë.
Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë.”- shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *