Vendosni fjalën kyçe....

Nga e shtuna bllokohet qarkullimi te “Sheshi Shqiponja”, si do bëhet qarkullimi


Nga e shtuna do ndalohet qarkullimi i mjeteve tek rrethrrotullimi i sheshit Shqiponja në Tiranë. Shkak për bllokimin janë punimet në zonën e Unazës së Madhe.

Drejtuesit e mjeteve që vijnë nga qytetet e Shqipërisë së mesme e asaj të jugut rekomandohet të përdorin rrugën e Ndroqit ose rrugën Rrogozhinë-Elbasan.

Një tjetër mundësi është edhe përdorimi i rrugës dytësore paralel me autostradën Tiranë-Durrës, pasi ajo lidhet si me autostradën ashtu edhe me mbikalimin e Kasharit.

Punimet pritet të zgjasin katër muaj ndërsa në ditët në vijim do ketë një plan më të hollësishëm mbi rregullimin e trafikut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *