Vendosni fjalën kyçe....

Cristiano Ronaldo”çmendet” nga anulimi i padrejtë i golit ndaj Serbisë, i kërkon llogari UEFA-s: Ku e keni VAR-in (Video)


Anulimi i padrejtë i golit në ndeshjen ndaj Serbisë, bëri që kapiteni luzitan Critsiano Ronaldo të reagonte në mënyrë të ashpër.

Ai doli nga fusha i inatosur pasi gjyqtari holandez i ndeshjes kualifikuese për botërorin e ardhshëm nuk e quajti golin e shënuar prej tij kur ndeshja që u luajt në Beograd ishte në barazim 2-2.

Ronaldo doli nga fusha me nxitim e sipër, duke bërë gjeste mer duar e duke hedhur më inat në tokë shiritin e kapitenit.

Stafi drejtues i Portugalisë kritikoi ashpër UEFA-n për mungesën e sistemit VAR që do kishte mundësuar bërjen e vlefshme të golit.

Gjyqtari holandez Danny Makkelie, tha s ekishte kërkuar ndjesë për gabimin e bërë por se qëllimi nuk kishte qenë aspak ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *