Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet kush është 25-vjeçari që u ekzekutua nga polici mbrëmë në Laprakë


Klodjan Rasha

Zbulohet identiteti i të riut që mbeti i vrarë mbrëmjen e kaluar nga policia në zonën e Laprakës.

Sipas “News 24” dhe “Report TV” bëhet fjalë për Klodjan Rashën, 25 vjeç.

Ky i fundit nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe sipas uniformave blu iu drejtoi atyre një send të ngjashëm si armë zjarri.

Një prej policëve u kundërpërgjigj me armë duke i marrë atij jetën.

“I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.” – njoftoi sot policia.

Policia thotë se i riu ka patur armë me vete që i është gjetur pasi ai është vrarë, mirëpo Rexha nuk e ka përdorur pasi nuk ka qëlluar me të kundër policit.

Punonjësi i policisë me inicialet N.H, pas ngjarjes është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

Klodjan Rasha

25-vjeçari Klodjan Rasha, rezulton të jetë një person me precedent penalë.

Rasha më parë është dënuar për plagosje të lehtë me dashje dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *