Vendosni fjalën kyçe....

Shpërndahet parlamenti në Kroaci, vendi drejt zgjedhjeve të reja


Shpërndahet Parlamenti kroat pas propozimit të maxhorancës së qendrës së djathtë, katër muaj para skadimit natyror të legjislaturës, në mënyrë që të mbahen zgjedhjet politike para verës.

Mediat kroate shkruajnë se nga 76 votat që kërkoheshin, për shpërbërjen e Parlamentit votuan pro 105 ligjvënës, katër deputetë abstenuan dhe vetëm 8 votuan kundër.

Tani i takon presidentit Zoran Milanoviç të përcaktojë datën e zgjedhjeve parlamentare.

Zgjedhjet duhet të mbahen brenda një periudhe kohore midis 30 dhe 60 ditëve të shpërbërjes së parlamentit, që do të thotë se zgjedhjet mund të mbahen jo më herët se në 21 qershor dhe jo më vonë se 12 korrik.

Ky vendim u mor për shkak të pamundësisë se kur do të godasë vala e dytë e pandemisë së koronavirusit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *