Vendosni fjalën kyçe....

AstraZeneca e emërton vaksinën e saj “Vaxzevria” teksa lufton me polemikat rreth ilaçit


AstraZeneca ka riemëruar vaksinën e saj Covid-19, një lëvizje që përkon me luftën e kompanisë për të siguruar publikun se ilaçi i saj është i sigurt, pas raporteve të shumta të efekteve të mundshme anësore.

Kompania farmaceutike britaniko-suedeze ka riemëruar vaksinën e saj, që deri tani njihej thjesht si AstraZeneca, në ‘Vaxzevria’. Në një njoftim për shtyp, kompania tha se ndryshimi i emrit nuk përfshin ndonjë ndryshim të ilaçit të tanishëm. Punonjësit mjekësorë duhet të bëhen të vetëdijshëm për riemërtimin tha firma, sepse etiketimi dhe paketimi mund të duken ndryshe.

Agjencia Evropiane e Barnave firmosi emrin e ri javën e kaluar pasi AstraZeneca kërkoi miratimin për ndryshimin nga rregullatori i BE-së. Covishield, që bazohet në të njëjtën formulë, por u zhvillua në bashkëpunim me Institutin Serum të Indisë, do të ruajë emrin e saj të deritanishëm.

Debutimi i ‘Vaxzevria’ vjen ndërsa AstraZeneca po lufton të shmangë rritjen e pasigurisë në lidhje me ilaçin e saj, që u krijua së bashku me Universitetin e Oksfordit. Më shumë se një duzinë vende në të gjithë Evropën kanë ndaluar përkohësisht shpërndarjen e tyre të vaksinës pas raporteve të mpiksjes së gjakut.

Zyrtarët shëndetësorë të BE-së si dhe firma farmaceutike, kanë pohuar se vaksina është e sigurt dhe nuk ka lidhje me episodet mjekësore, disa prej të cilave çuan në vdekje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *