Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në Shijak, i vihet flaka koshave të mbeturinave (VIDEO)


Përpos studentëve për tarifat dhe banorëve të Konispolit që u ngritën për çmimin e ulët të mandarinave, sot po zhvillohet një tjetër protest.

Dhjetëra banorët të Shijakut, kryesisht të rinj, janë ngritur në protestë këtë të djelë ndërsa kanë bllokuar aksin rrugor Durrës –Shijak për disa minuta.

Segmenti 5 km që lidh Shijakun me Durrësin është në gjendje të amortizuar. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rikonstruktimin e rrugës.

Banorët kanë ndezur koshat e mbeturinave në mes të rrugës në shenjë proteste, ndërsa janë shprehur se kjo gjendje e rrugës nuk është as në fshatrat e Dibrës.

Pak kohë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndërhyhej me këtë segment, por asnjë masë konkrete nuk është marrë ende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *