Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet për në shtator regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut


Dy partitë kryesore në Maqedoninë e Veriut kanë arritur marrëveshjen për shtyrjen ne shtator të regjistrimit të popullsisë.

Vendimi është marrë pas bisedimeve disaorëshe mes kreut të LSDM-së Zaev e atij të VMRO-DPMNE-së, Mickoski, shkruan INA.

Dy krerët e partive politike kryesore nënvizuan se regjistrimi shtyhet për shkak të situatës me pandeminë Covid-19.

“Jemi dakordësuar për të shtyrë regjistrimin e popullsisë në vend. Në vend të periudhës 1 prill – 21 prill do të zhvillohet nga 5 shtator deri më 30 shtator. Për këtë kam pasur konsulta me kreun e shtetit, kryetarin e Entit të Statistikave dhe krerët e partive të koalicionit BDI dhe Lëvizja BESA, të mërkurën do të kem edhe takim me ASH-AAA.” – tha Zaev.

Ai pranoi se me këtë ka pranuar propozimin e kreut të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski.