Vendosni fjalën kyçe....

“Mediat po sillen si terroristë” – Sulmohen gazetarët në Holandë, po raportonin për kishat që po shkelnin rregullat Covid (Videot)


Disa gazetarë holandezë u sulmuan fizikisht të dielën në dy qytete, ndërsa po përpiqeshin të intervistonin anëtarët e kishave protestante që sfidonin kufizimet e Covid-19. Një burrë u arrestua nën dyshimin se u përpoq të godiste më makinë një gazetar.

Një ekip i lajmeve nga media RTV Rijnmond u sulmua në qytetin Krimpen aan den IJssel, ku ata mbërritën për të intervistuar adhuruesit jashtë një kishe protestante që kishte hapur shërbime për të gjithë kongregacionin e saj, pavarësisht bllokimit të vazhdueshëm të Covid-19. Kanali TV tha se reporteri i tij u shty nga pas dhe më pas u shkelmua në stomak.

Policia arrestoi një 43-vjeçar pas incidentit. Gazetari Jacco van Giessen tha se ishte shokuar nga sulmi.

Grupi fetar që zotëron kishën lëshoi ​​një deklaratë, duke kërkuar falje ‘për këdo që u lëndua’ dhe duke kërkuar që anëtarët e saj të ishin paqësorë. Në të njëjtën kohë, grupi fajësoi mediat për ‘javët e tensioneve në rritje’ rreth kishës.

Një përleshje gati identike ndodhi të njëjtën ditë në qytetin Urk, ku një grup burrash shkelmuan vazhdimisht Mark Baanders, një reporter për kanalin TV PowNed.

Shoqata Holandeze e Gazetarëve tha se dhuna ndaj gazetarëve përbën një kërcënim për lirinë e shtypit dhe është ‘e papranueshme’ dhe kritikoi policinë që nuk ndërhyri më shpejt.

Ndërkohë, një zëdhënës i kishës në Urk, H. Snoek, akuzoi gazetarët se po silleshin si terroristë dhe ‘se ishin në kërkim të sensacionalizmit sa më shumë që të jetë e mundur’, në vend që të mblidhnin informacion.

“Ata po bllokonin dyert, duke shtyrë një mikrofon në fytyrat e fëmijëve.” – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *