Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Libri im është produkt i 3 muajve të parë të pandemisë


Kreu i PD-së ka thënë sot se libri e tij i parë ishte produkt i muajve të parë të pandemisë.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, Basha tha se libri ishte konceptuar në atë periudhë, pavarësisht sfidave të mëdha të opozitës dhe atij veti shef i saj.

Kryedemokrati rrëfeu se esenca e librit është produkt i 2-3 muajve të parë të saj.

“Le të themi pjesa më e madhe është konceptuar gjatë kohës të muajve të parë të pandemisë. Muajt e verës më kanë dhënë një mundësi t’i rikthehem dhe pastaj është bërë gati për botim. Do të thoja që thelbi, esenca e asaj që kanë sot në duar lexuesit e librit është produkt i dy tre muajve të parë të pandemisë. Kam folur me disa miq, jo direkt, se me thënë të drejtën nuk isha i bindur në fillim që ishte diçka që do të mund ta çoja deri në fund për shkak të presion që kisha edhe gjatë kohës së pandemisë. Ka qenë një kohë me angazhime të shumta politike, ju e mbani mend, pavarësisht se vendi u mbyll për dy muaj, sfidat ishin të mëdha, edhe detyrat e mia si kryetar i opozitës ishin të përditshme.” – rrëfeu Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *