Vendosni fjalën kyçe....

Tom Doshi i përgjigjet ambasadores Kim: Jam njëriu kyç për kalimin e reformës në drejtësi në parlament


Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, i është përgjigjur sot ambasadores amerikane në Tiranë, Kim.

Gjatë çeljes së fushatës për zgjedhjet e 25 prillit ai ka deklaruar se është një mbështetës i SHBA-së duke theksuar se është një nga personat kyç për kalimin  e reformës në drejtësi.

Më herët, ambasadorja amerikane Kim kishte përmendur emrin e Doshit si një nga personat e shpallur ‘non grata’ nga administrata amerikane duke bërë thirrje për moskandidimin e tij.

“Unë jam një mbështetesës i Amerikës dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është reforma në drejtësi. Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament.” – tha Doshi.