Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri s’humb kohë, i përgjigjet Bylykbashit: Konfirmoni praninë në mbledhjen e sotme


Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Gjiknuri, i është përgjigjur letrës së opozitës së bashkuar që kërkonte mbledhjen e tryezës ditën e nesërme ose të pasnesërme.

Ai thekson se përtej takimeve në ditët e ardhshme, opozita e bashkuar duhet të konfirmojë praninë e saj në tryezën e sotme në orën 17:00, duke qenë se bëhet fjalë për një çështje konkrete dhe jo ato që janë ende për t’u diskutuar

“Të nderuar kolegë, jemi dakord të takohemi edhe të enjten edhe të premten dhe në çdo kohë që ju e gjykoni të arsyeshme sepse koha është shumë e çmuar në kushtet kur Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 Korrik.

Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj edhe njëherë ju lutem të konfirmoni praninë tuaj për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju mirëpresim në ora 17:00. Damian Gjiknuri.” – shkruan Gjiknuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *