Vendosni fjalën kyçe....

Dash Shehi në një shfaqje të pazakontë, nis komunikimet me qytetarët në rrjetet sociale


Një politikan tejet popullor prej vitesh, Dashamir Shehi, është shfaqur sonte për herë të parë në një komunikim të pazakontë.

I drejtpërdrejtë, me batutën përherë gati në majë të gjuhës, kreu i LZHK-së nuk njihet si përdorues i rrjeteve sociale,

megjithatë mbrëmjen e sotme ka dalë në faqen e tij në Facebook në një komunikim me ndjekësit e tij. Shehi i ftoi qytetarët që deri në datën e zgjedhjeve më 25 prill, të diskutojnë në Facebook në komunikime të shpeshta për disa nga temat më të rëndësishmë e m ë të mprehta që shqetësojnë vendin.

“Ketu kemi disa probleme që ia vlen të diskutohet. Problemi ekonomik është më i madhi. A mund të zgjerojmë punën për Shqipërinë që mijëra të rinj që ikin jashtë të rrinë këtu. A mund të ulim taksat për biznesin. Të diskutojmë për qytetet kryesore ku prona është një nga temat më të rëndësishme. A mund t’i zgjidhim gjithë këto probleme që kemi. A kemi shpresë për këtë. Mund të rivendosen një pjesë e padrejtësive që janë bërë. Me dëshira të mira e vullnet politk, shumë nga këto probleme mund të zgjidhen.” – tha Shehi.

Ai ceku më tej edhe temat e arsimit dhe shëndetësisë që sipas tij janë tejet të rëndësishme për qytetarët dhe vendin duke ftuar ndjekësit e tij që t’i shmangen propagandës së qeverisë e të diskutojnë për problemet reale të vendit.

“Duhet diskutuar edhe për temën e arsimit, për shëndetësinë. Në letra harxhojmë pak, po realisht shpenzojmë tre herë për shëndetësinë. Për atë që paguajmë privatisht edhe pse është publike, harxhojmë për shëndetësinë private që nuk mbështetet nga sigurimet shoqërore.

Kemi tema të mëdha që duam ti diskutojmë bashkë pa pretenduar se do i zgjidh unë sepse nuk kam dije kapitale. Por të mos mbetemi në nivele propagande. Nga dritarja ime e vogël do komunikojmë me aq sa do kemi mundësi për t’i rrahur këto tema. Due ju ftuar të më votoni, jam numri 13 në Tiranë. Nuk jam më i miri po gjykoj që kam dhënë një kontribut të rëndësishëm e pozitiv gjithë këto vite në politike.” – mbylli komunikimin Shehi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *