Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Egjipt, 32 viktima e dhjetëra të plagosur nga përplasja e dy trenave (Video)


Dy trena janë përplasur afër qytetit egjiptian Sohag, duke vrarë 32 persona dhe duke plagosur të paktën 66 të tjerë.

Pamjet dramatike treguan njerëz që përpiqeshin të shpëtonin pasagjerë të bllokuar brenda vagonëve jashtë Sohag, rreth 480 milje në jug të kryeqytetit, Kajro.

Të paktën 36 ambulanca u dërguan në vendin e aksidentit dhe i çuan viktimat e të lënduarit në spitalet lokale, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.

Shkaku i aksidentit tragjik nuk është përcaktuar ende ndërsa hetimi ka nisur menjëherë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *