Vendosni fjalën kyçe....

Sfida ndaj Andorrës, publikohet formacioni i kuq e zinjve


Është zyrtarizuar grupi me 11 lojtarë për përballjen e parë për sfidat eliminatore të Kupës së Botës 2022.

Në mbrojtje do të luajnë Kumbulla në të majtë, Gjimshiti në qendër dhe Ismajli në të djathtë. Në skemën 3-5-2, në krahë preferohen Hysaj në të djathtë dhe Lenjani në majtë, lojtarë që i japin garanci edhe në pjesën defensive.

 Përpara mbrojtjes do të vendoset Gjasula ndërsa Bare dhe Memushaj do të kenë më shumë hapësira përpara për të mbështetur dyshen e sulmit.

Cikalleshi-Manaj do udhëheqin ekipin për të shënuar në portën e kundërshtarve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *