Vendosni fjalën kyçe....

Braçe: Rama është një punëtor i zakonshëm, unë e kam mik e vëlla


Zv/kryeministri Erion Braçe në fjalën hapëse të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit e nisi fjalimin me një mesazh prekës për viktimat e pandemisë.

Më tej ai bëri një vlerësim për Ramën jo me superlativa por duke e cilësuar një punëtor të zakonshëm dhe për këtë meriton një mandat të tretë.

Gjyshe, nëna, baballarë dhe të rinj që nuk ia dolën dot në një betejë prej disa muajsh. Shpirti i tyre të prehet në paqe. Ata s’ia dolën por ne jemi  të gjithë së bashku këtu për taja dalë edhe për ata. Kjo është beteja e të gjithëve për të çuar deri në fund betejën për jetën.

Mbi të gjitha mandati i 3 nuk është një trofe një histori por një kontratë pune për secilin prej jush. Shqiptarë kudo që jeni kjo është diferenca dhe ajo vjen nga puna. Puna me nder ka ndryshuar Shqipërinë. Kjo punë ka ndryshuar Fierin, Lushnjën, Mallakastrën. Puna e bën  diferencën ne punën kemi asgjë tjetër veç kësaj ndaj duke u mbështetur fort te puna do të vazhdojmë më tej për të përmirësuar jetën e gjithësecilit. Kemi punë të madhe për të bërë përtej asaj  që bëmë këto 8 vite. Duhet të vazhdojmë të ndryshojmë veten për të ndryshuar akoma më fort qytetet tona”.

Braçe më pas kërkoi votën për PS-së dhe vlerësoi Ramën duke e cilësuar si një punëtor i zakonshëm dhe mik dhe shok për të.

Kam hyrë djalë dhe jam burrë në atë shtëpi. Për të duhet të votoni, për PS. Edi Rama është një mik, një shok, për mua është një vëlla. Unë e çmoj shumë që më ka dhënë lirinë. Është një liri që e meriton çdo shqiptar, Edi Rama është një punëtor i zakonshëm si të gjithë ju. Kam një thirrje për Fierin që është ekonomia e dytë më e madhe e Shqipërisë dua votë për secilin nga Gramoz Ruçi deri të Lindita Buxheli”-u shpreh Braçe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *