Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Stambolli: Siguruam 1 milion vaksina, sot vijnë 192 mijë


Kryeministri Raka ka pohuar para pak çastesh se ka siguruar një sasi prej 1 milion vaksinash.

Ai e bëri deklaratën para pak çastesh nga Stambolli, Turqi, ku ka shkuar ditën e sotme.

Kreu i qeverisë shkruan se sot mbërrijnë në Rinas 192 mijë vaksina ndërsa 500 mijë vaksina do vijnë në vend brenda 60 ditësh të vaksinës kineze.

“Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë. Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim.” – shkruan Rama në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *