Vendosni fjalën kyçe....

Klosi: Presidenti i ri mund të jetë një grua dhe mund të zgjidhet me mbi 100 vota


Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi foli në emisionin Çim Peka Live për procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Ai tha se për presidentin e ardhshëm do të tentohet konsensusi për ta zgjedhur me mbi 100 vota në Kuvend.

“Kam shkruar tre emra në zarf. Kush ka kaluar moshën 42 vjeç ka një lloj raporti me publikun, hajd ta zgjedhim njërin president të Shqipërisë. Të plotësojë kriteret që përcakton Kushtetuta. Ne të 5 këtu kemi emra në mend që i plotësojnë këto kritere. Në fund fare do të shkojnë 2-3 emra, mbase edhe një emër, që do të gjejë konsensusin e të gjithë deputetëve dhe mund të kalojë me më shumë se 100 vota në Parlament. 

Ky është një moment i parë, startim. Një X person, i cili ka një të shkuar të tij publike… që nga Kushtetua e re asnjë nga presidentët nuk është zgjedhur me konsensus. Alfred Moisiu u zgjodh me konsensus, si propozim i PD, mori vota të plota dhe nga ai moment, ai president, funksionar politik i PD, zv/ministër, qëndroi në atë karrige me stofin e presidentit. Në tavolinë erdhi si përfaqësues i një force politike”, u shpreh Klosi.