Vendosni fjalën kyçe....

Rama kërkon sqarime ndaj qëndrimit të OKB-së: Pse përdorni emërtimin Prishtinë-Beograd për marrëveshjen e Ohrit


Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sqarime ndaj deklaratës së Zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së lidhur me marrëveshjen e pafirmosur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në deklaratën e OKB-së përdoret emri “Prishtinë-Beograd” për marrëveshjen dhe jo Kosovë-Serbi.

“’Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lapsus? Emri zyrtar i saj është ‘Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të ishte e papranueshme nëse Sekretari i Përgjithshëm nuk do ta përdorte qëllimisht këtë emër të duhur. Ju lutemi jepni sqarime menjëherë”, shkruan Rama.

Shqipëria është edhe anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë të OKB-së.