Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Administrative shtyn me 5 ditë shqyrtimin për zyrat e FRD-së, Sali Shehu: Veliaj të sillet si kryebashkiak, jo si drejtues politik


Gjykata Administrative ka shtyrë me 5 ditë shqyrtimin për lirimin e zyrave të FRD-së. Deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës, FRD thuhet se lejohet që të qendrojë brenda në seli.

Pas këtij vendimi, ka dalë në një deklaratë për mediet kreu i FRD-së Sali Shehu, i cili thotë se do të vijojë fushatën në zyrat e saj.

 “FRD që në ditët e para ka në statut paqen, mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe respektimin e institucioneve. Kjo është në përputhje të plotë me filozofinë e një partie në një fushatë zgjedhore. u kam bërë me dije se BE ka hartuar një rezolutë që u bën thirrje organeve shtetërore dhe partive politike për qetësi, për një klimë që i duhet t’i shërbejë fushatës zgjedhore, ku kanë hyrë subjektet politike. Kësaj rezolute FRD i përgjigjet me sjelljen e saj dhe këmbënguljen për t’i dhënë zgjidhje kësaj cështje të panevojshme.

Kërkesa jonë u pranua nga gjykata dhe do i bashkohet cështjes për shqyrtimin e saj në themel. Kemi dorëzuar sot edhe padinë për shqyrtimin e cështjes në themel, që kërkon ndalimin e të gjitha akteve të paligjshme të bashkisë. Kjo kërkesë do shqyrtohet brenda 5 ditëve.

Ne jemi në fushatë, po vijojmë fushatën. FRD do ketë rezultate spektakolare në këto zgjedhje. Ne kërkojmë dhe do ua bëjme me dije institucioneve, po ashtu edhe selive diplomatike se jemi në rrugën e ligjit, jemi në selinë tonë, që na e garanton ligji mbi partitë politike.”– deklaroi zoti Shehu.

Ai kishte edhe një thirrje për kryebashkiakun e Tiranës: “Veliaj të mos sillet si drejtues politik i PS-së, por si kryetar i Bashkisë, si qytetar i parë i Tiranës.”

Bashkia e Tiranës i kishte lënë kësaj force politike afat deri sot për lirimin e godinës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *