Vendosni fjalën kyçe....

Spitali i Vlorës reagon pas investigimit të ‘Boom’: Vajza la babanë në urgjencë dhe u largua pa lënë asnjë të dhënë, askush nuk u interesua


Spitali Rajonal i Vlorës ka reaguar pas investigimit të publikuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Boom”, për një grua të identifikuar si Anila Zeqiri, që tha se kishte shtruar në spital babanë e saj në datën 27 dhjetor dhe se ende nuk e dinte se ku ishte.

Sipas investigimit të “Boom”, zotëria kishte ndërruar jetë që më 6 janar e trupi i tij mbahej në morg. Por askush nga familjarët nuk ishte lajmëruar.

Por në një reagim në llogarinë zyrtare në Facebook, Spitali i Vlorës thotë se zonja Zeqiri e ka sjellë babanë në urgjencë, mirëpo është larguar menjëherë duke mos dhënë asnjë informacion. Për më tepër, as ajo e as familjarë të saj nuk kishin shkuar të interesoheshin për të.

“Vetëm në Mars, pra shumë kohë më pas, e bija ka kërkuar informacion për të atin me pretendimin që ajo ka bërë aksident me motor ditën që e ka sjellë atë në urgjencë edhe u largua pa pritur as përfundimin e vizitës mjekësore si dhe pa lënë numër kontakti.”- thuhet në deklaratën e spitalit, ku zë fill kjo histori.

Përveç të tjerash, spitali i konsideron të rreme deklaratat e zonjës Zeqiri se i ka dërguar të atit ushqime. E jo vetëm ajo, por asnjë familjar tjetër.

Ama Spitali kërkon ndjesë “për komunikimin aspak etik të personelit mbështetës, në rastin në fjalë shoferi i ambulancës) edhe sigurojmë që situata të tilla nuk duhet të ndodhin për asnjë arsye.”

Duke iu referuar kartelës mjekësore, i ndjeri ka qëndruar vetëm dy orë në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe është transferuar drejt Spitalit Covid 2 ku ka ndërruar jetë disa ditë më vonë.

Spitali kërkon që Prokuroria të hetojë rastin për të zbardhur të vërtetën e kësaj ngjarjeje.

REAGIMI I SPITALIT

Prej shume se nje viti, te ndergjegjshem qe misioni yne eshte sa i veshtire aq edhe i rendesishem ne jeten e qytetit, Spitali Rajonal Vlore ka qene pjese e rendesishme ne betejen antiCovid.

Jane asistuar, triazhuar, trajtuar, transferuar shume qytetare te Vlores nga ekipet mjekesore cdo dite, duke pasur prioritet shendetin e cdo qytetari.

Per sqarim te opinionit publik referuar emisionit te transmetuar diten e djeshme ne televizionin Ora Neës, ju bejme me dije se:

Spitali Rajonal Vlore shpreh ngushellimet per humbjen e z.L.Z.

Se pari, eshte detyrim moral edhe social te tregojme te verteten edhe ne situata te pakuptimta te sajuara deri diku nga hidherimi i vajzes se te ndjerit.

Ne date 27 dhjetor nepermjet telefonates drejt 127, z. L.Z eshte transportuar drejt spitalit me ambulancen e urgjences, ku bashke me te ndjerin ishte shoqeruese edhe e bija.

Po ne ate date, ku mjeku i urgjences triazhon rastin, ka kerkuar te komunikoje me vajzen por ajo eshte larguar nga spitali pa lene asnje te dhene.

I ndjeri, me asistence mjekesore ne gjendje te rende (sqarojme ketu qe ishte i patrajtuar) niset drejt Spitalit Covid 1 .

Vetem ne mars, pra shume kohe me pas, e bija ka kerkuar informacion per te atin me pretendimin qe ajo ka bere aksident me motor diten qe e ka sjelle ate ne urgjence edhe u largua pa pritur as perfundimin e vizites mjekesore si dhe pa lene numer kontakti.

Ne te dhenat e spitalit po ate dite s’ka asnje te rregjistruar per aksident edhe per me teper, nuk figurojne te demtuar qe kerkojne asistence edhe hospitalizim per te vertetuar pretendimin se ajo eshte aksidentuar dhe nuk ka qene ne gjendje per te levizur.

Nga rregjistrat e reparteve nuk ka asnje dite shenime qe familjare te tjere kane sjelle ushqime(e bija e pohon qe s’ka sjelle ajo vete per shkak te aksidentit, por nuk permend ne asnje rast emrat e familjareve qe jane paraqitur me ushqime prane spitalit ) dhe aq me teper te kerkojne informacion mjekesor per z. Zeqiri .

Znj. Zeqiri, ne muajin mars, pra shume kohe pas dhjetorit, ka kerkuar informacion per te atin, ku eshte sqaruar edhe pajisur me Fleten e Daljes nga Spitali Rajonal Vlore per te ndjerin. Sipas Fletes se Daljes referuar karteles mjekesore, i ndjeri ka qendruar vetem dy ore ne Spitalin Rajonal te Vlores, ku brenda kesaj kohe i eshte dhene ndihma e pare, eshte pajisur me ekzaminime mjekesore dhe eshte transferuar drejt Spitalit Covid 1, ku sic behet edhe me dije, ka humbur jeten.

Ne emrin e personelit mjekesor kerkojme ndjese per komunikimin aspak etik (te personelit mbeshtetes, ne rastin ne fjale shoferi i ambulances) edhe sigurojme qe situata te tilla nuk duhet te ndodhin per asnje arsye.

Kerkojme nga ana e organeve kompetente hetimin edhe transparencen e rastit duke treguar te verteten rreth kesaj ngjarje duke vene ne dispozicion cdo te dhene transparente nga ana e Spitalit Rajonal Vlore.

Fokusi i pandemise mbetet ndergjegjja e cdo individi per te respektuar masat kufizuese dhe rekomandimet mjekesore si dhe solidariteti njerezor i sejcilit prej nesh.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *