Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi reagon ndaj Ramës: Kur je inxhinier nuk mund të punosh kamarier, Kryeministri stimulon shpopullimin e vendit


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi të zhvilluar me të rinjtë në qytetin e Fierit nga ka reaguar edhe ndaj deklaratës të kryeministrit Edi Rama për punësimin e të rinjve “duan punë duke qëndruar në kafe”.

Kryemadhi tha se revolta “ndaj një individi të tillë nuk është më revoltë, por është neveri, ndaj një Kryeministri që thotë: ‘Të rinjtë dhe të rejat rrinë në kafe, se punë ka! Prandaj do të marrim të tjerë nga jashtë!’”.

Ajo theksoi se nuk është turp të punosh, por kur je inxhinier nafte dhe të shkosh të punosh kamerier, kur je ekonomist dhe të shkosh të punosh recepsionist, kur je inxhinier kimist dhe të shkosh të punosh ndihmës/kuzhinier, nuk mund të thuash që ka vende pune.

Sipas Kryemadhit, Kryeministri po e shtyn rininë tonë që të shkojë në emigracion.

Pra është një Kryeministër që e stimulon shpopullimin e vendit. Është një kryeministër që në fakt largon të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria dhe sjell njerëz që nuk kanë asnjë lloj lidhjeje, qoftë kjo emocionale, qoftë kjo historike apo edhe kulturore me vendin tonë.

Ndoshta mund të quhet pak nacionaliste, por nuk do ta quaja absolutisht të tillë. Unë nuk mendoj që ka njëri nga ne që lejon dikush të hyjë në shtëpitë tona. Njerëzit prandaj i kanë vendosur derë shtëpisë, që secili nga ne të menaxhojë familjen e tij dhe shtëpinë e tij”-tha kryetarja e LSI-së.