Vendosni fjalën kyçe....

Piatek prezantohet në Milan, shmang mallkimin e numrit 9


Lëvizja e sulmuesve është kompletuar: Higuain në Londër tek Chelsea e Krzysztof Piatek tek Milan. Pas akordit të arritur mes Genoa e kuqezinjve, ka ardhur edhe momenti i zyrtarizimit. Sulmuesi polak pasdite ka kryer vizitat mjekësore në klinikën La Madonnina, ndërsa në mbrëmje ka firmosur kontratën prej 2 milionë euro në sezon deri në qershor 2023.

Të enjtën në mëngjes do të zhvillojë seancën e parë stërvitore me fanellën e re dhe do të bëhet prezantimi. Për kuqeblutë do të shkojnë 35 milionë plùs bonus, pa lojtarë në këmbim. Piatek do të zvendësojë Higuain, që u transferua tek Chelsea, por nuk do ti marrë fanellën, e lënë bosh me numër 9, për të shmangur mallkimin e puntave. Polaku zgjodhi fanellën me numër 19


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *