Vendosni fjalën kyçe....

Senati amerikan voton William Burns-in në krye të CIA-s


Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar William Burns-in si drejtorin e ardhshëm të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës-CIA.

Votimi ishte unanim dhe pa ndonjë vërejtje.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, gazetari i CNN, Wolf Blitzer.

“Senati amerikan ka konfirmuar William Burns si Drejtori i ardhshëm i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës. Ai u miratua me votim unanim. Ai është një ish-diplomat karriere i Departamentit të Shtetit që shërbeu si Ambasador i SHBA në Rusi”, shkroi Blitzer.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *