Vendosni fjalën kyçe....

Eksperti ngre dyshime: Diçka nuk shkon, s’mund të kesh 15 pacientë në reanimacion dhe të raportosh 12 vdekje


Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka komentuar shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, për numrin e personave në reanimacion të prekur nga Covidi.

Ai thotë se ka një mospërputhje mes tyre dhe numrit të viktimave që regjistrohen çdo ditë.

Sipas tij ka diçka që nuk shkon, pasi nuk mund të raportohen 15 persona në reanimacion, dhe ndërkohë 8 apo 12 prej tyrë të ndërrojnë jetë.

Ai po ashtu ka komentuar pamjet e publikuara dje dhe sot nga kryeministri Edi Rama, të shtretërve bosh në spitalet e Covidit.

“367 të shtruar me COVID, 15 në reanimacion, 3 të intubuar, 8 vdekje (5 në moshën 65 vjeç e poshtë)!

Diçka nuk shkon! Nuk mund të kesh 15 pacientë të shtruar në reanimacion dhe të raportosh 8 vdekje si dje apo 12 vdekje si pardje.

Përvoja e botës tregon se rreth 20% e pacientëve të prekur nga COVID që shtrohen në spital, kanë nevojë për kujdes intensiv. Në Shqipëri, ky numër pacientësh duhej të ishte rreth 75 dhe jo 15!

Qytetarët nuk kanë nevojë për filma me krevate bosh apo të mbushur me patetizma! Ata presin transparencë!

A garanton ministria një numër të mjaftueshëm shtretërish të kujdesit intensiv?!”- shkruan Dasho.

Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi se kishin ndërruar jetë nga Covidi 8 pacientë, ndërkohë që në reanimacion ndodheshin të shtruar 15 pacientë. Ndërkohë të hënën u raportuan 12 humbje jete dhe 10 pacientë në reanimacion. Të hënën numëroheshun 13 pacientë në terapi intensive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *