Vendosni fjalën kyçe....

Balluku: 5 kompanitë në garën për tunelin e Llogarasë u s’kualifikuan, gara do rihapet sërish


Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në një intervistë për Report Tv shpjegoi pse pas përfundimit të afatit nuk u shpall asnjë kompani fituese në garën për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Balluku tha se në garë kishte 5 pjesëmarrës ku tre ishin kompani turke, 1 shqiptare dhe një tjetër bashkëpunim i një firme shqiptare me një turke.

Ministra tregoi se arsyeja pse asnjëra nga këto kompani nuk u shpall fituese kishte të bënte dokumentacionit ligjor dhe teknik

Balluku shtoi se pas përfundimit të kohës së ankimimeve do rihapet gara.

“Tuneli i Llogarasë kemi pasur një garë ndërkombëtare me 5 pjesëmarrës 3 nga Turqia një nga Shqipëria dhe një tjetër firmë shqiptare në bashkëpunim me një turke. Pas një vëzhgimi shumë të detajuar ka rezultuar se asnjë nga pjesëmarrësit nuk përmbush kushtet për sa i përket dokumentacionit ligjor dhe teknik. Gara do të rihapet menjëherë mbas përfundimit të kohës së ankimimeve”- tha ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *