Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i Behar Sofias, zbulohen pamjet e 24-vjeçarit që e ndjek çalë-çalë (Video)


Është zbuluar videoja që shfaq çastet pak para ekzekutimit të Behar Sofisë në Tiranë.

Në të duket 66-vjeçari i cili kalon rrugën te kryqëzimi i Lanës ndërsa nga pas e ndjek duke çaluar 24-vjeçari Ernejt Shyti i cili akuzohet për ekzekutimin me dy plumba të biznesmenit.

Shyti u ndalua në Mal të Zi pak ditë më parë dhe e ka pranuar krimin.

Përveç tij janë ndaluar si bashkëpunëtorë në ekzekutim edhe tre persona të tjerë.

Sofia u qëllua për vdekje mëngjesin e 25 shkurtit në Tiranë, në trotuarin anash Lanës përballë Piramidës.

*Video Credit: Balkanweb


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *