Vendosni fjalën kyçe....

Irlanda i bashkohet grupit, ndalon vaksinën anti-Covid të Oxford-AstraZeneca


Irlanda është bërë vendi i radhës që ndalon vaksinën anti-Covid të Oxford-AstraZeneca, pas raporteve të reja se dyshohet të ketë lidhje me mpiksjet e gjakut te ata që e kanë bërë.

Lajmi është pohuar nga Departamenti Irlandez i Shëndetësisë që tha se vaksinimi ishte shtyrë përkohësisht. Vendimi erdhi me nxitjen e Komitetit Këshillues Kombëtar të Imunizimit të Irlandës, pas katër rasteve të reja të mpiksjes së gjakut me pasoja serioze që ndodhën tek të rriturit që morën vaksinën në Norvegji.

Zëvendësshefi mjekësor i Irlandës, Dr. Ronan Glynn, tha se ndalimi i vaksinës ishte një masë ‘parandaluese’.

Agjencia Evropiane e Barnave aktualisht po heton çështjen. AstraZeneca ka thënë se po kryen rishikimin e saj dhe do të ndajë çdo informacion të ri ‘pa vonesë’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *