Një 24-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i laboratorit të spitalit të Elbasanit.
Ai është dërguar menjëherë në urgjencë ku është në gjendje të rëndë për jetën.
Ky është rasti i parë që një ngjarje e tillë e rëndë ndodh në Elbasan. Më herët katër persona kanë humbur jetën pasi janë vetëhedhur nga dritaret e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, që shërben si spital Covid 2.
Në nëntor të vitit të shkuar një 52-vjeçar humbi jetën pasi u vetëhodh nga kati i katërt i këtij spitali. Po në nëntor një 69-vjeçar humbi jetën pasi u hodh nga kati i dytë i spitali Infektiv në Tiranë.
Ai humbi jetën një ditë më pasi pasi nuk mundi dot t’u mbijetojë plagëve të marra. Më herët, në muajt gush-shtator nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’ u hodhën një 65-vjeçar dhe një 29-vjeçar të cilët humbën jetën.