Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia nxjerr kontratën me FRD-në për selinë: Ka skaduar 4 vite më parë


Bashkia e Tiranës ka zbuluar për mediet kontratën e lidhur me Partinë Fryma e Re Demokratike, për dhënien në përdorim të disa zyrave për t’u përdorur, për të cilat ndodhi edhe incidenti i djeshëm ku pati një përplasje edhe mes Presidentit të Republikës dhe policëve bashkiakë.

Kjo kontratë sipas bashkisë ka katër vite që ka mbaruar. Sikurse shihet në dokument, kontrata për zyrat që më parë kanë qenë të selisë historike të PD-së është lidhur më 3 mars 2016 me afat vetëm një vit.

Në nenin 5 kontratës, thuhet se ajo lidhet me një afat 1-vjeçar dhe hyn në fuqi menjëherë në momentin e marrjes në dorëzim të sendit, ku është mbajtur edhe një procesverbal për gjendjen dhe sendet në ato zyra.

Megjithatë njoftimi që drejtuesi i ri i FRD-së Sali Shehu kishte marrë për kërkesën për të liruar zyrat, nuk përmendte skadimin e kontratës si argument, por se do kryheshin punime pasi godina ishte e amortizuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *