
Për të shuar flakët që përpinë kompleksin e pallateve pranë QSUT-së është dashur ndërhyrje nga ajri.
Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes është përdorur gjatë operacionit. Mjeti ka fluturuar drejt liqenit të Paskuqanit për të marrë ujë e më pas ka fluturuar drejt vendit të ngjarjes.
Flakët kanë përpirë fasadën e një pallati ndërsa zona është zbrazur për shkak të rrezikut të lartë.
Në operacion janë përfshirë përveç dy helikopterëve të ushtrisë edhe 8 zjarrfikëse e 50 persona, ushtarë, efektivë të policisë e forcat RENEA. Deri tani 7 qytetarë janë dërguar për trajtim në QSUT për shkak të asfiksisë.