Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Meta u zu me rojet e turnit si boksier


Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme të nodhur në zyrat e partisë Fryma e Re Demokratike ku Presidenti Ilir Meta u përplas me policinë bashkiake.

Veliaj në një lidhje direkte në televizionin Fax News deklaroi se Meta u zu me rojet e turnit si boksier.

Më tej Veliaj shton se zyrat duhet të liroheshin që para 6 viteve por nuk dha arsye pse ka zgjedhur këtë moment për të dërguar Policinë Bashkiake ditën e sotme për të dhënë njoftimin e fundit.

Janë një racë politikanësh që e kanë zakon zaptimin. Jemi në vitin 2021, dhe për aq kohë sa të gjitha partitë e tjera, si të majta dhe të djathta kanë zbatuar urdhrin e kryetarit të bashkisë për të liruar zyrat.

Si çdo zaptues që është larguar nga konviktet çerdhe kopshtet duhet të largohen edhe ata nga zyrat e bashkisë, ato janë zyrat e konsumatorit.

Të shkosh të zihesh me rojet e turnit është turp. Meta si boksier duke u zënë me rojet e turnit është turp, ata u sigurojnë bukën familjes së tyre me atë punë. Shteti ka ligje ka rregulla që nuk lejon një zaptues privat, e pse duhet te lejohet një subjekt politik? Nuk ka lidhje me partinë është urdhër qe ka shkuar ka vite që ka shkuar urdhri. Po këta për vilat makinat nuk të falin. Po për zyrat që i kanë zënë me të padrejtë. 

Këta policë janë roje të një zyre shteti, ashtu si ka roje presidenti e të tjerët. Policia bashkiake është e pa armatosur. Nuk ka as grupe të gatshme dhe e gjitha kjo ishte një provokim, ai shkoi tu thotë që sot keni afatin e lirimit dhe aty shkon presidenti e ndeshet me rojet. 

Këto histori me shantazhe i kam dëgjuar me vite, janë parti e shantazhit. Unë isha në punën time në Farkë dhe u habita që presidenti shkon në një zyrë dhe zihet në një mënyrë të tillë, ca të them unë.

Si çdo ndërtesë e zaptuar, ndërtesa do të lirohet, kam 6 vite që ua them këtë. Këta nuk po bëjnë debat që të rritet paga me 400 mijë lek, nuk po bëjnë debat për taksat progresive. Këta po bëjnë debat për zyrat që i kanë zënë pa të drejtë. 

Mos të themi gjëra pa logjikë vetëm se na drejton një president pa logjikë”-deklaroi Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *