Vendosni fjalën kyçe....

Meta takohet me ambasadorin e ri meksikan në Shqipëri: Liberalizoni vizat për shqiptarët


Presidenti i vendit Ilir Meta është takuar sot me ambasadorin e ri të Meksikës në Shqipëri, Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda.

Meta tregon në një postim në rrjetet sociale, se i ka kërkuar ambasadorit meksikan që Meksika të liberalizojë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

“Pata kënaqësinë të prisja Ambasadorin e ri të Republikës Federative të Meksikës në Shqipëri, Sh.T.Z. Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Shpreha interesin për rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik e tregëtar, në turizëm, kulturë dhe në fusha të tjera.
I kërkova Ambasadorit Zepeda, që edhe Meksika, ashtu si edhe Shqipëria më parë, të liberalizojë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.
Duke shprehur rëndësinë, që Shqipëria i kushton marrëdhënieve me Meksikën, i urova suksese Ambasadorit dhe e sigurova për mbështetje të plotë gjatë misionit të tij të rëndësishëm në vendin tonë.”– shkruan presidenti Meta pas këtij takimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *