Vendosni fjalën kyçe....

Vetëm Tirja në burg, Apeli liron edhe 2 infermieret e tjera të akuzuara për skandalin te “Shefqet Ndroqi”


Sanitarja Tire Alldervishi

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu edhe dy infermieret e tjera, të cilat akuzhen si bashkëpunëtoret e infermieres Tire Alldervishi.

Sipas televizionit “News 24”, janë liruar nga burgu 2 infermieret e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, Mira Bushi dhe Sheqerie Koçi. Nga masa “arrest me burg”, dy infermieret u liruan nën masën “detyrim paraqitje”. Më herët kujtojmë se Apeli ka liruar dhe një sanitare Rukije Hoxha dhe një tjetër infermiere Sidorela Çela të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Ato u ndaluan fillimisht si pjesë e grupit të sanitares së quajtur “Tire” të cilat kundrejt pagesave ofronin shërbimet në spitalin Shefqet Ndroqi për të shtruarit me Covid-19.

Fillimisht u zbulua rasti i sanitares Tire Alldervishi pas denoncimit në një emision investigativ, e cila duke u hequr si infermiere i kishte zhvatur familjares së një pacienteje 8 milionë lekë të vjetra, duke mos i shërbyer nënës së saj së sëmurë me Covid, e cila më pas ndërroi jetë.

Infermieret dhe sanitarja e lartpërmendur, dyshohen se kanë fshirë komunikimet me sanitaren Alldervishi për të fshehur provat./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *