Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet vendi ku u gjetën trupat e dy vëllezërve të vrarë në Maliq (Video)


Trupat e dy vëllezërve u gjetën ditën e sotme të qëlluar me armë zjarri në Maliq.

33-vjeçari Andrea Olldashi dhe 31-vjeçari Martin Olldashi u gjetën të pajetë në fshatin Zirinë pranë vendit të njohur si ‘Kisha e vogël’.

Ata ishin zhdukur prej tre ditësh, që më 7 dhjetor 2020 ndërsa familjarët kishin dhënë alarmin pasi kishin humbur kontaktet me ta.

Ata janë gjetur të hedhur në një kanal pranë zonës. Deri tani nuk ka të dhëna të tjera për ngjarjen e rëndë ndërsa policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar disa persona.

VINI RE: Video marrë nga Syri.net


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *