Vendosni fjalën kyçe....

Digjet gjatë natës një automjet në qytetin e Vlorës


Foto ilustruese

Digjet gjatë orëve të natës një automjet në qytetin e Vlorës. Mësohet se incidenti ka ndodhur në lagjen “10 korriku” në orët e para mëngjesit të sotëm.

Automjeti i përfshirë nga flakët tip “Fiat” është në pronësi të shtetasit me inicialet E.S.

“Më datë 11.03.2021, rreth orës 02:22, në lagjen ’10 Korriku’, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip ‘Fiat’ në pronësi të shtetasit E. S., banuese në Vlorë.”- thuhet në njoftimin e policisë.

 Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *