Vendosni fjalën kyçe....

“Rama ik”- I riu nga ballkoni i ndërpret fjalën në miting, kryeministri i përgjigjet: Kujdes mos biesh po futu brenda


Një qytetar i cili kishte dalë në ballkon nga një pallat në njësinë Nr.2 Tiranë, pranë një takimi që po zhvillon kryeministri Edi Rama në këto momente, i ndërpreu atij fjalën duke bërtitur ”Rama ik”.

Rama iu përgjigj atij duke e këshilluar të ketë kujdes mos të bjerë vetë, se nuk ia vlen të bjerë për kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Ai i tha të riut që po e ndiqte nga ballkoni që të futej brenda.

“Ooooo, ooooou!

Ore unë nuk iki por kujdes mos biesh ti! Se nuk ja vlen të biesh për Lulin a e kupton?! Kujdes! Kujdes se patronazhistët të shikojnë. Kujdes! Hajde futu brenda tani! Bravo! E bëri detyrën tani. Se këta këtë punë kanë ‘Rama ik’ dhe ikin vetë.”– u shpreh Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *