Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj ironizon Metën: Është e rëndë të shohësh shpërbërjen e partisë, Petrit Fushën e larguar nga drejtësia do ta fusësh në parlament


Kryebashkiaku i Tiranës ka ironizuar presidentin Meta gjatë një takimi me mbështetës të PS-së. Veliaj tha se është e vështirë për kreun e shtetit që të shohë partinë e themeluar prej tij që të shpërbëhet.

Ai përmendi disa nga kandidatët për deputet të LSI-së ku ceku edhe djalin e ish-prokurorit të Tiranës Petrit Fusha, Aldi Fusha. Duhet thënë se Veliaj është fotografuar me Petrit Fushën në kohën kur ky drejtonte Prokurorinë e Tiranës.

Kjo e fundit po hetonte vdekjen e të miturit Ardit Gjoklal në landfillin e Sharrës, për të cilën akuzohej si përgjegjës kryebashkiaku Veliaj.

“Unë e kuptoj që presidenti Meta është në një pozicion shumë të vështirë dhe realisht ia qaj hallin. Do të jetë shumë e vështirë që të shikosh partinë që ke themeluar, që ke investuar kaq shumë, të të shpërbëhet para syve të tu. Duhet të jetë shumë e vështirë kur shikon që lista jote është me njerëz që sot janë të kërkuar nga drejtësia. Duhet të jetë shumë e dhimbshme të shohësh që Tit Fusha, personi që u largua nga drejtësia të futet tani nga dritarja në Parlament. LSI sot është bërë palë me fosilizimin e PD-së. Ajo parti lindi me kaseta, mbijetoi me kaseta dhe tani po vdes me kaseta. Duhet të jetë shumë e dhimbshme. Ia qaj hallin, por nuk e ndihmoj dot Presidentin e Republikës.” – tha ndër të tjera Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *