Vendosni fjalën kyçe....

Duka poston foton me gjelin e iu përgjigjet Ramës: Pas 25 prillit do të gjej punë në pulari


Kreu i Partisë Agrare i është përgjigjur kryeministrit Rama që e thumboi gjatë prezantimit të kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Duka ka postuar foton e një gjeli si dhe titullin e një shkrimi që thekson raportin e KLSH-së, sipas të cilit në 8 vite qeverisje dëmi në buxhet ka qenë 6.2 miliardë euro.

Duka shkruan në postimin e tij se pas 25 prillit do i gjejë një vend pune në pulari.

“Meqenëse ka frikë të merret me bilancin e tij, po e nxjerr unë një arritje të këtyre 8 viteve. U pa puna, pas 25 prillit do t’ia gjej një vend në pulari.” – shkruan Duka në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *