Vendosni fjalën kyçe....

A bëjnë ndryshimin Gjekmarkaj e Açka te PD dhe Bozo e Çomo te PS? Thano: Duhej ta kishin refuzuar publikisht kryetarokracinë


Listat e PS-së dhe PD-së janë komentuar në studiot televizive mbrëmjen e kaluar, pikërisht për shkak të emrave surprizë të bërë pjesë në lista, si pedagogu Agron Gjekmarkaj apo shkrimtarja Flutura Açka nga PD, apo mjekja Najada Çomo dhe ish-inxhinierja Luljeta Bozo nga PS.

Moderatori i emisionit PolitikOn në Ora News, gazetari Alfred Lela beson se këta emra përbëjnë ndryshimin.

Mirëpo kryeredaktori i gazetës DITA, Adrian Thano nuk bie dakord për këtë.

Sipas tij, për të sfiduar kryetarokracinë që po dominon shoqërinë shqiptare, për të kthyer sadopak shpirtin e garës në partitë politike dhe për t’i dhënë shoqërisë një shembull morali, këto figura të spikatura do ishte mirë të kishin refuzuar publikisht emërimin deputet me listë.

Biseda në studio:

Thano: Të dëgjova me vëmendje kur ti përmende, këmbëngule tek disa emra të cilët bëjnë ndryshimin. Sipas teje dhe normalisht duke gjykuar nga ai gjykimi se ata janë të angazhuar intelektualisht dhe jo politikisht deri tani, vërtet mund të pritet ndryshimi. Si nga PD-ja, ju përmendët Markun, Gjekmarkajn dhe Fluturën…

Lela: Janë njerëz që mendojnë me kokë të vet, prandaj më pëlqejnë ata emra dhe këmbëngula…

Thano: Nga krahu tjetër, përmendët 4-5 emra dhe vërtet janë ashtu sikurse thoni ju, por nëse ata vërtet do të donin të hidhnin një hap të parë, unë do doja shumë t’i dëgjoja të mos e pranon fare ofertën e kryetarëve të partive, Lela. Sepse do jepnin një kontribut shumë të madh në shoqërinë shqiptare, atë që tha Sonila. Kur unë fola për krizë morale qëparë, e kam folur vazhdimisht kam parasysh këtë gjë.

Ne jemi në kryetarokraci këtu, jemi në një kryetarokraci poshtëruese që ka nisur që nga 2008-ta e në vijim. U nis nga 2008-ta duke shitur atë gjakun e tragjedisë së Gërdecit, njëri për të mbrojtur dhe tjetri për të fituar autoritetin e munguar në PS, për të marrë këtë që sot e vuan gjithë shoqëria shqiptare dhe brenda Parlamentit, për të marrë këtë fuqizim të kryetarokracisë brenda PS-së po flasim.

Ne jetojmë në kryetarokraci sot, jo vetëm për shkak të kryetarëve, por edhe për shkak të atyre që pranojnë Lela, pranojnë të jenë  deputetë të pavotuar, kryetarë bashkie të pavotuar, pranojnë të jenë të emëruar nga kryetarët. Nuk del një që të thotë nga këta të emëruarit, të thotë që nuk dua të jem i emëruar. Dua të jem një kryetar bashkie i votuar, një deputet i votuar.

Lela: Pse duhet ta bëjnë ata këtë?

Thano: Për të rikthyer moralin në shoqërinë shqiptare

Lela: Nga këta kryetarë e prisni ju këtë?

Thano: E pres nga ata emra që përmendët ju, se nga këta s’kam çfarë pres…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *